LAJMI I FUNDIT:

“Schengeni i Ballkanit” vazhdon takimin në Ohër për të hequr kufinjtë deri në vitin 2021

“Schengeni i Ballkanit” vazhdon takimin në Ohër për të hequr kufinjtë deri në vitin 2021

Pas takimit mes Aleksandar Vuqiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev në Serbi, takimi i radhës për idenë e “Schengenit të Ballkanit” do të duhet të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, merret vesh nga qarqet diplomatike serbe që kanë qenë të angazhuar për të mbajtur takimin e parë mes liderëve të të tre vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Suzana Vasileviq, zyrtare për media në kabinetin e Vuqiqit, është duke u përgatitur deklarata për ecje të lirë dhe pa kufinj në mes njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin perendimor. Kjo është kuadër e marrëveshjes tripalëshe, mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Hapi i radhës është për të rregulluar dispozitat ligjore dhe teknike për hapjen e kufinjëve mes tre shteteve deri më 2021-shin. Gjithashtu më 10 nëntor do të duhet të rregullohen edhe pjesët teknike për inspektim të përbashkët në tregun e tre shteteve” tha mes tjerash Vasileviq, zyrtare për media në kabinetin e Vuqiqit.


Përndryshe, gjatë takimit të 10 tetorit (e enjte), kryeministri i Maqedonisë tha “Qëllimi ynë është për standard më të madh, më shumë para dhe fuqi ekonomike më të madhe, si dhe vende të reja pune, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë, studiojnë në cilin do rajon dhe të mund të punësohen”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se në hapjen e përbashkët të kësaj iniciative është që të dërgohet mesazhi se Ballkani nuk është më fuçi baruti, por rajon i stabilitetit.

Zaev gjithashtu theksoi se bashkëudhëheqja e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit do të jetë nxitës për këtë iniciativë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori