LAJMI I FUNDIT:

Sauditët pro rënies së çmimit të naftës

Sauditët pro rënies së çmimit të naftës

Nafta bruto në tregjet e ardhmërive ka reduktuar më shumë se 1 dollarë për fuçi vlerën, pasi në vigjilje të takimit të rezervës federale tregtarët kanë preferuar të reduktojnë masën e riskut që marrin përsipër.

Ndikim negativ në vlerën e naftës dhe edhe komentet e shefit ekzekutiv të kompanisë Sauditë Aramco i cili tha se eksportuesi i parë në botë i naftës nuk është i kënaqur me vlerën e lartë aktuale të naftës në treg.

"Ne nuk jemi të kënaqur me nivelin aktual të çmimit të naftës, dhe unë jam i shqetësuar për ndikimin që kjo mund të ketë në rritjen e ekonomisë globale," tha Khalid al-Falih Shef Ekzekutiv i Aramco.

Ai shtoi se tregu është i mbifurnizuar me naftë, duke nënkuptuar se është loja e spekulantëve ndikimi kryesor në rritjen e çmimit të naftës. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, Kongresi po merr në shqyrtim mundësinë e shfuqizimit të ligjit për subvencionin kompanive të naftës dhe vendimi është konfirmuar nga kreu i republikanëve John Boehner. /Telegrafi/