LAJMI I FUNDIT:

Santon: Kurrë nuk do të mund të luaja për Milanin

Santon: Kurrë nuk do të mund të luaja për Milanin

Mbrojtësi i Interit, Davide Santon, thotë se ai kurrë nuk do të mund të luante për Milanin.

I riu italian shihet si një prej lojtarëve më premtues në Evropë në repartin e mbrojtjes, edhe pse ka dështuar të ruajë në nivel formën e tij këtë sezon.

“Të shkoj në Milan? Jo, kjo është çështje respekti për Interin. Në moshën 10 vjeçare kam pasur provën e parë në Ravenna, ku jam takuar me ish-trajnerin e të rinjve të Interit, që bë bëri të ndjehem menjëherë i afërt me Interin. Që atëherë kam punuar fuqishëm në gjithçka për të qenë pjesë e ekipit të parë të Interit”, ka thënë Santon për mediat italiane./Telegrafi/