[tag_tagmanagerringier]a Samsung zyrtarizon modelin Galaxy Grand 2 - Telegrafi - Telegrafi Samsung zyrtarizon modelin Galaxy Grand 2 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Samsung zyrtarizon modelin Galaxy Grand 2

Samsung zyrtarizon modelin Galaxy Grand 2

Samsung ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur, përkatësisht modelin Samsung Galaxy Grand 2, i cili sjell përditësime të shumta nga versioni original – gjenerata e parë e Galaxy Grand.

Samsung Galaxy Grand 2 sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.25 inç në High Definition TFT, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa telefoni vjen edhe me procesorin quad core 1.2GHz me 1.5GB RAM, dhe 8GB memorie të brendshme.

Ndërsa përdoruesit e Samsung Galaxy Grand 2 të cilët dëshirojnë ta zgjerojnë kapacitetin e memories së telefonit mund ta bëjnë atë me kartelën microSD, e cila mundëson edhe 64GB shtesë, ndërsa telefoni ofrohet edhe me dy kamera.

Në anën e saj të përparme, Galaxy Grand 2 posedon kamerën me 1.9 mega-piksel me HD video në 720p, si dhe kamerën e pasme në full HD me 8 mega-piksel dhe auto fokus dhe ndriçuesin LED.


Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Grand 2 përfshijnë edhe rrjetin 802.11 a/b/g/n WiFi, Bluetooth 4.0, GPS + Glonass dhe USB 2.0, ndërsa ngjyrat në të cilat do të ofrohet telefoni do të jenë, e bardha dhe e zeza.

Samsung Galaxy Grand 2 posedon baterinë me 2,600 mAh, si dhe vjen me mundësinë për dual SIM, edhe pse ky version fillimisht do të ofrohet vetëm në disa rajone të caktuara. / Telegrafi /