LAJMI I FUNDIT:

Samsung Z1 Tizen do të prezantohet në janar?

Samsung Z1 Tizen do të prezantohet në janar?

Me sa duket, Samsung përfundimisht mund ta lëshojë modelin e saj të vonuar të telefonit – modelin Z1, i cili bazohet në sistemin operativ të kompanisë jugkoreane të njohur si Tizen.

Sipas gazetës koreane The Economic Daily thuhet se lansimi i modelit të ri të telefonit të Samsung do të ndodhë më 18 janar 2015 në Indi fillimisht, në vendin që duhej të lëshohej këtë muaj.

Burimi i njëjtë i lajmit thotë se kostoja e këtij modeli të telefonit nuk do ta tejkalojë shumën prej 90 dollarëve, dhe shitja e tij do të bëhet online dhe rrjeteve tjera të shitjes së Samsung.

Edhe më herët ishte konfirmuar se Samsung Z1 do të jetë një model bazik i telefonit, që synon të depërtojë më lehtë në tregjet në zhvillim.


Samsung Z1 në Tizen do ta ofrojë ekranin me diagonalen prej 4” në 480 x 800 piksel, me procesor dual-core Spreadtrum në 1.2 GHz. Telefoni do ti ofrojë edhe lidhjet për rrjetet 3G, Wi-Fi, SIM të dyfishtë, kamerën e pasme me 3.2 MP, VGA përpara dhe 512 MB RAM. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Teknologji
Kalo në kategori