LAJMI I FUNDIT:

Samsung Z, modeli i parë i telefonit në Tizen

Samsung Z, modeli i parë i telefonit në Tizen

Samsung sot prezantoi Samsung Z, telefonin e parë të mençur komercial i cili bazohet në sistemin operativ të kompanisë jugkoreane - Tizen.

Samsung Z do të shfaqet në Konferencën e Zhvilluesve të Tizen, e cila mbahet në San Francisko nga nesër, data 3 qershor.

Samsung Z do të sjell ekranin e plotë me një diagonale prej 4.8-inç në formatin HD Super AMOLED dhe procesorin 2.3 GHz Quad-core, Samsung Z thuhet të jetë zgjedhje e përkryer për konsumatorët që duan një përvojë të diferencuar të një telefoni të mençur i cili është i lehtë dhe efikas në punë.

Samsung Z ofron nisje më të shpejtë në fillim, dhe opsione të shumta për multi-tasking, ndërsa telefoni mbështet edhe kualitetet e grafikave në 2D dhe 3D, si dhe sensorin e sigurisë me gisht, i cili tashmë është tipar i famshëm i iPhone 5S dhe Samsung Galaxy S5. /Telegrafi/