LAJMI I FUNDIT:

Samsung thyen rekord financiar, por i ngadalësohet rritja

Samsung thyen rekord financiar, por i ngadalësohet rritja

Në tremujorin e muajit mars, Samsung ka prezantuar rezultatet e saj të audituara financiare të cilat ishin edhe më mbresëlënëse se sa parashikimet e kompanisë për këtë çerek të vitit.

Fitimi i audituar operacional i kompanisë ka arritur shifrën marramendëse prej 7.9 miliardë dollarë, shitjet u ngriten në 47.6 miliardë, ndërsa fitimi neto është fryer për 44 për qind nga viti në vit, për tu përmbyllur në 6.4 miliardë dollarë.

Por, rritja e Samsung është ngadalësuar në krahasim me tremujorin paraprak, kur fitimet e saj u rritën me 54 për qind, dhe të ardhurat u rritën me rreth 17 për qind.

Megjithatë, Samsung ende ka para vetes edhe disa tremujorë të tjerë brenda vitit, të cilat pritet të jenë të mëdha, sidomos nëse merret pasur parasysh kërkesa e madhe për telefonin e saj të ri, modelin më të mirë të telefonit Android, Samsung Galaxy S4. / Telegrafi /