LAJMI I FUNDIT:

Samsung “prezanton” modelin premium Galaxy F

Samsung “prezanton” modelin premium Galaxy F

Për një kohë të gjatë tashmë është folur për Samsung Galaxy F, telefonin premium të Samsung, i cili do të jetë i mbështjellur me metal, për të cilin tashmë janë publikuar disa fotografi të cilat prentendojnë se janë pamje origjinale të telefonit të ri të liderit botëror të tregut.

Tani janë dy pamje të reja të telefonit të cilat janë publikuar online, dhe besohet se me të vërtetë bëhet fjalë për fotot aktuale (ose të paktën, kështu duket).

Pamjet e reja të Samsung Galaxy F shfaqin qartë telefonin, i cili thuhet se do të ketë mbështjellës të metaltë, apo korniza të metalta, ndërsa mbështjellës prej plastikës.

Megjithatë, modeli i ri i telefonit të Samsung, Galaxy F duket mjaft i ngjashëm me Galaxy S5, apo çdo telefon tjetër i Samsung. Ekrani i telefonit shfaq logon e Samsung Galaxy F dhe mbishkrimin tani të detyrueshëm ‘Powered by” Android./Telegrafi/