LAJMI I FUNDIT:

Samsung Note III me 3GB RAM?

Samsung Note III me 3GB RAM?

Sipas informacioneve të fundit të cilat kanë rrjedhur në internet, Galaxy Note III do të jetë më i hollë dhe më i fuqishëm se sa gjithë paraardhësit e saj.

Pritjet janë që Samsung Galaxy Note III të jetë një pajisje e hollë me vetëm 8mm, e cila do të peshojë jo më shumë se183 gram, që do të thotë se do të ketë hollësi më të madhe se sa Galaxy Note 2, dhe peshë përafërsisht të ngjashme.

Mirëpo, risia në këtë mes do të jetë fuqia e RAM memories, e cila thuhet se do të jetë me 3GB në versionin e saj me 3G, ndërsa e njëjta do të ofrohet edhe me lidhjen e shpejtë të internetit në mobil – LTE.

Ekrani i Galaxy Note III do të ketë një diagonale prej 5.9 inç, si dhe çipin e Galaxy octa core. / Telegrafi /