[tag_tagmanagerringier]a Samsung, ngadalësohen shitjet e telefonave të shtrenjtë - Telegrafi - Telegrafi Samsung, ngadalësohen shitjet e telefonave të shtrenjtë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Samsung, ngadalësohen shitjet e telefonave të shtrenjtë

Samsung, ngadalësohen shitjet e telefonave të shtrenjtë

Samsung mund të ketë të njëjtin problemin e njëjtë me Apple. Gati çdokush që mund ta blejë një telefon të mençur dhe të shtrenjtë, tashmë e ka një.

Prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronike për konsum, Samsung, tha të premten se pret fitime dhe të ardhura më të dobëta, të cilat analistët ia atribuojnë ngadalësimit të përgjithshëm të shitjeve të telefonave të mençur në treg, përkatësisht modeleve më të shtrenjta.

Një problem të ngjashëm e ka edhe rivali i saj kryesor, Apple, e cila ka raportuar pritje më të ulëta të shitjeve për iPhone.

Edhe përkundër faktit se shitjet e telefonave të mençur janë në rritje, e kundërta vlen për telefonat kryesor në treg, si iPhone 5 apo Samsung Galaxy S4, shitjet e të cilëve janë duke u ngadalësuar. E njëjta vlen edhe për modelet e reja dhe të shtrenjta të kompanive si Sony, BlackBerry apo HTC. / Telegrafi /