LAJMI I FUNDIT:

Samsung ndalon Galaxy Alpha, në favor të telefonave më të lirë

Samsung ndalon Galaxy Alpha, në favor të telefonave më të lirë

Telefonat e linjës Galaxy Alpha mund të kenë qenë modelet më të mira të telefonave që Samsung ka prodhuar ndonjëherë, dhe pa dyshim më të bukurit. Por, përveç gjërave të bukura, këto modele kishin edhe disa mangësi, sepse bateria e tyre nuk zgjat aq shumë sa e rivalëve të tjerë, ndërsa çmimi që duhet paguar për një model të tillë të telefonit, është me të vërtetë i lartë.

Dhe tani, vetëm disa muaj pas prezantimit të linjës Alpha në treg, thuhet se e njëjta do të zëvendësohet nga modeli i fundit Galaxy A5, që do të pozicionohet si model që do ta përfaqësojë kompaninë Samsung në tregun e telefonave mesatar.

Sipas ET News thuhet se Galaxy A5, që është lansuar në Kinë muajin e kaluar, do të lëshohet edhe në Korenë e Jugut, si një përpjekje e re e Samsung për ta ri-organizuar tregun e telefonave të saj të mençur.

Galaxy A5 që sjell ekranin me diagonalen prej 5-inç do të jetë vazhdimësi e filozofisë së dizajnit të modeleve Alpha, me koncentrim më të madh në hollësi dhe konstruksion më cilësor të metalit, por me karakteristika më mesatare për çmim final që do të arrijë përafërsisht në 360 dollarë.


Raporti thotë se A5 do të zbarkojë në vendin e origjinës së Samsung në janar ose shkurt, ndërsa Galaxy Alpha nuk do të prodhohet më, pas shitjes së stokut aktual. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Teknologji
Kalo në kategori