LAJMI I FUNDIT:

Samsung lider në Kinë, shet 30 milionë telefona në vit

Samsung lider në Kinë, shet 30 milionë telefona në vit

Për të parën herë, Samsung ka kryesuar shitjet e telefonave të mençur në Kinë vitin e kaluar, dhe popullariteti i pajisjeve të saj është përcjellur edhe këtë vit, pasi në tremujorin e parë të vitit 2013 ajo ka arritur të shesë 12.5 milionë telefona të mençur, thuhet sipas Strategy Analytics.

Shifrat e fundit të shitjeve të telefonave të Samsung janë raportuar nga mediat koreane, dhe të njëjtat janë mbresëlënëse pasi që janë rrumbullakësuar në 30.06 milionë njësi të shitura për vitin e kaluar, ndërsa këta numra janë trefishuar nga viti 2011.

Sipas të dhënave të Strategy Analytics për tremujorin e parë të 2013, Samsung kryeson listën, e përcjell nga Huawei, prodhuesi kinez i cili ka arritur të shesë 8.1 milionë njësi të telefonave të saj të mençur, dhe e cila e ka lënë pas rivalin e saj, kompaninë Lenovo, e cila ka shitur 7.9 milionë telefona në tregun kinez.

Prodhuesi tjetër kinez, Coolpad është në vendin e katërt me 7 milionë njësi të shitura, ndërsa në vendin e pestë është ZTE me 6.4 milionë. Apple radhitet si prodhuesi i gjashtë më i famshëm në Kinë, me 6.1 milionë iPhone të shitur. / Telegrafi /