LAJMI I FUNDIT:

Samsung lajmëron tabletin e parë Android me procesor nga Intel

Samsung lajmëron tabletin e parë Android me procesor nga Intel

Samsung Electronics ka lajmëruar së fundi se do të përdor procesorët e kompanisë amerikane Intel për të fuqizuar njërin prej tabletëve të ri Android.

Sipas raportit të Reuters, lajmi vjen në kohë të duhur për Intel pasi që kompania është duke luftuar për t’u pozicionuar sa më mirë në tregun e pajisjeve mobile.

Më herët Samsung ka përdorur çipat e dizajnuar nga kompania britaneze ARM e cila njihet për furnizim me procesorë në pajisjet më të shitura mobile.

Ndërkohë, kompania koreano-jugore së fundi ka lajmëruar dy tablet të ri, njërin me madhësi ekrani prej 8 inçëve dhe versionin e ri të Galaxy Tab 3 me ekran prej 10.1 inçëve, i cili përdor procesorin e Intel. /Telegrafi/