LAJMI I FUNDIT:

Samsung kopjoi Apple në 7 telefona!

Samsung kopjoi Apple në 7 telefona!

Gjykatë gjermane ka marrë një vendim në favor të Apple, duke e akuzuar rivalin e saj më të madh, kompaninë Samsung, se kjo e fundit e ka kopjuar kompaninë Apple në 7 pajisje të ndryshme mobile, me të cilat lideri botëror i telefonave mobil ka përfituar me miliona përdorues të rinj.

Sipas vendimit të gjykatës, Samsung e ka kopjuar kompaninë Apple gjatë krijimit të Galaxy S, Galaxy S Plus, Samsung Galaxy S2, Samsung Galaxy Ace, Samsung Galaxy R, Samsung Galaxy Wave M dhe Samsung Galaxy S WiFi 4.0.

Gjykata konstaton se këto pajisje kanë krijuar konfuzion tek konsumatorët për të shkaktuar "dëm konkurrues" ndaj Apple, e cila më pas ka vuajtur për të marrë pjesë të reja të tregut mobil në mbarë botën.

Edhe pse shumica e këtyre pajisjeve tashmë janë në përdorim nga ana e përdoruesve, ky fakt nuk e pengoi kompaninë Apple të paraqesë një kërkesë në gjykatë, dhe të fitojë. / Telegrafi /