LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S4 pozon para kamerës!

Samsung Galaxy S4 pozon para kamerës!

Në prag të lansimit të modelit më të ri të telefonit të Samsung, një faqe kineze ka zbuluar pamje të reja të telefonit të shumë-pritur.

Pak orë para debutimit zyrtar të Samsung Galaxy S4, faqja kineze Mobile.it168.com ka publikuar pamje të reja të telefonit më të ri të Samsung, për të cilat thotë se janë të sigurta, dhe në mbishkrimin mbi fotografi ka vënë emrin e telefonit.

Në mesin e shumë specifikave të telefonit të cilat për një kohë të gjatë i kanë vërshuar faqet e mediave online, thuhet se Galaxy S4 do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.99 inç, “trashësi” prej vetëm 7.7 milimetrash dhe peshë prej 138 gram.

Samsung Galaxy S4 thuhet se do të mbështetet nga procesori i fuqishëm Exynos 5 Octa 8-core, 2GB RAM, dhe kamerë të pasme me 13 mega-piksel me 1080p video, si dhe kamerë të përparme me 2 mega-piksel.


Dhe natyrisht, bashkë me specifikat e avancuara harduerike, Samsung Galaxy S4 do të mbështetet edhe nga versioni i ri i sistemit operativ Android, i njohur si versioni 4.2.2 Jelly Bean./ Telegrafi /