LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës

Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës

Samsung Galaxy S 4 mund të mos duket më i bukur se sa modelet tjera rivale, mirëpo kur vjen puna tek specifikat e brendshme të pajisjes, atëherë gjërat ndryshojnë krejtësisht.

Në testin krahasues të bërë nga specialistët e Primate Labs shihet se rezultatet e Samsung Galaxy S 4 janë mbresëlënëse, për të mos ekzagjëruar më shumë me fjalët.

Sipas testit të shpejtësisë së Geekbench, Samsung Galaxy S 4 ka marrë 3,163 pikë, krahasuar me 1,596 sa ka shënuar iPhone 5.

Rezultatet e Primate Labs tregojnë se modeli më i ri i Galaxy S4 ka performanca më të mira edhe se modelet tjera të famshme të telefonave, duke përfshirë edhe HTC One, Google Nexus 4, dhe versioni paraprak i telefonit të kompanisë, Galaxy S III.


Tabela më poshtë tregon rezultatet e Galaxy S 4, krahasuar me telefonat tjerë të avancuar, të cilët janë testuar nga Primate Labs.