LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note III do të vijë në 4 modele të ndryshme

Samsung Galaxy Note III do të vijë në 4 modele të ndryshme

Fillimisht thuhej se Samsung Galaxy Note III do të vinte me ekran të pathyeshëm, më pas kishte raporte të cilat thonin se fableti i ri i Samsung do të ketë ekranin me 6 inç, dhe disa të tjera që pohonin se ekrani i kësaj pajisje të mençur do të jetë me 5.7 inç, dhe gjithsesi i thyeshëm.

Mirëpo, tani merret vesh se të gjitha pohime mund të jenë të vërteta.

Kjo pasi që Samsung Galaxy Note III mund të vijë në tri modele të ndryshme. Prandaj këta zëra që pohonin gjëra të ndryshme mund të jenë të vërteta, pasi secili prej modeleve do të ketë karakteristika të dallueshme harduerike.

Sipas ET News, modeli i parë do të ketë kamerë me 13 mega-piksel, ekran të pathyeshëm AMOLED, dhe i njëjti do të shitet në sasi të limituara.


Modeli i dytë i Samsung Galaxy Note III thuhet se do të vijë me mbështjellësin e plastikës, kamerën me 13 mega-piksel, dhe ekranin e rregullt AMOLED.

Modeli i tretë gjithashtu do të ketë mbështjellësin e plastikës, kamerën me 14 mega-piksel, mirëpo ky version do të ketë ekranin e bazuar në LCD, ndërsa flitet edhe për një opsion të katërt i cili do të jetë më i lirë me kamerë prej 8 mega-piksel dhe ekranin LCD. / Telegrafi /