LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 8.0, edhe në të kaftë

Samsung Galaxy Note 8.0, edhe në të kaftë

Tableti më i ri i Samsung, Galaxy Note 8.0 është lansuar gjatë muajit të kaluar, dhe tani me sa duket kompania do të debutojë edhe me versionin e ri të tabletit të saj, i cili vjen me ngjyrë kafe, pamjet e të cilit kanë rrjedhur nga llogaria e @evleaks.

Samsung Galaxy Note 8.0 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 8 inç në teknologjinë WXGA dhe rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve, dhe i njëjti bazohet në Android 4.1.2 Jelly Bean, si dhe lapsin elektronik S-Pen.

Specifikat tjera të Samsung Galaxy Note 8.0 përfshijnë edhe procesorin me 1.9GHz quad core A9, 2GB RAM, ndërsa tableti do të jetë në dispozicion me 16GB ose 32GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet në 64GB, me kartelën mikro SD.

Samsung Galaxy Note 8.0 posedon edhe dy kamera, njërën me 1.3 MP për video-komunikim, dhe atë të pasmen me 5MP për foto dhe video, si dhe lidhjet për 802.11 a/b/g/n WiFi, WiFi Direct, Bluetooth 4.0 dhe USB 2.0. / Telegrafi /