LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 4 vjen bashkë me Gear 2?

Samsung Galaxy Note 4 vjen bashkë me Gear 2?

Lajmi i fundit i cili është dëgjuar për Samsung Galaxy Note 4, është se fableti i ri i Samsung do të lansohet në panairin e IFA 2014, i cili do të mbahet në shtator të këtij viti, ndërsa tani sipas një raporti të ri thuhet se Samsung do ta prezantojë edhe orën e re të mençur Gear 3 në të njëjtën kohë me Note 4.

Samsung Gear 2 dhe Galaxy Note 4 do të shiten në pako, mirëpo besohet se ora e Samsung do të shitet edhe ndaras.

Galaxy Note 4 thuhet se do të vijë me ekranin me diagonale prej 4.7 inç në QHD me rezoluckionin prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe procesorin e Samsung, Exynos apo atë të Qualcomm, Snapdragon 805.

Disa nga karakteristikat e reja të Galaxy Note thuhet se do të përfshijnë edhe specifikat si Smart Fingerprint, Swipe to launch Motion Launcher, dhe Multi Network Booster. Panairi i ri i IFA-së pritet të mbahet më 3 shtator 2014. /Telegrafi/