LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 4 me ngjyrat e njëjta si Galaxy S5?

Samsung Galaxy Note 4 me ngjyrat e njëjta si Galaxy S5?

Javëve të fundit mediat kanë raportuar detaje të ndryshme për fabletin e ri dhe të shumë-pritur të Samsung, Galaxy Note 4. Lansimi zyrtar i kësaj pajisje të re pritet të bëhet gjatë muajit shtator.

Ndërsa tani, sipas disa burimeve tjera të informacionit, thuhet se Samsung Galaxy Note 4 do të ofrojë kombinimet e njëjta të ngjyrave sikurse telefoni i fundit i Samsung, Galaxy S5.

Samsung Galaxy S5 ka dal në shitje në ngjyrat si Charcoal Black, Shimmery White, Electric Blue dhe Copper Gold.
Sa i përket karakteristikave, Samsung Galaxy Note 4 pritet të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.7inç me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin quad-core Snapdraong 805 apo Exynos 5433.

Për më shumë, pritjet janë që Samsung Galaxy Note 4 të sjell edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, portin për kartelën microSD, kamerën e pasme me 12MP me stabilizuesin optik të fotografisë, si dhe kamerën e përparme me 3.7MP.


Në mes tjerash, fableti i Samsung besohet se do të sjell edhe skanerin për gjurmët e gishtave i cili është vënë në Samsung Galaxy S5.

Thashethemet thonë se prodhimi i Samsung Galaxy Note 4 tashmë ka filluar, dhe se lansimi zyrtar i fabletit do të ndodhë në IFA Berlin më 3 shtator. /Telegrafi/