[tag_tagmanagerringier]a Samsung, Galaxy Note 4 me kamerën 20 mega-piksel? - Telegrafi - Telegrafi Samsung, Galaxy Note 4 me kamerën 20 mega-piksel? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Samsung, Galaxy Note 4 me kamerën 20 mega-piksel?

Samsung, Galaxy Note 4 me kamerën 20 mega-piksel?

Fableti i ri i Samsung, Galaxy Note 4 thuhet se do të vijë me kamerën prej 20 mega-piksel pasi që besohet se Samsung është duke e përgatitur një kamerë 20 mega-pikselëshe për gjysmën e dytë të vitit 2014.

Samsung Galaxy S5 pritet të zbulohet zyrtarisht në shkurt të vitit të ardhshëm në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, dhe telefoni thuhet se do të ofrojë kamerën e fuqishme me 16 mega-piksel, që i bie se kamera tjetër me 20 mega-piksel do të jetë në Note 4.
Versioni aktual i fabletit të Samsung, Galaxy Note 3 posedon kamerën me 13 mega-piksel, ndërsa versioni i ri i Samsung Galaxy S5 pritet të vijë me kamerën e re të Samsung, ISOCELL.

Edhe pse ende nuk dihet shumë për detajet dhe specifikat e mundshme të Samsung Galaxy Note 4, pritjet janë që Samsung t’i rrisë pikselët dhe rezolucionin e kamerës nga 1920 x 1080p s aka në Note 3. / Telegrafi /