[tag_tagmanagerringier] Samsung do të prodhojë çipat A9 për Apple - Telegrafi - Telegrafi Samsung do të prodhojë çipat A9 për Apple - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të prodhojë çipat A9 për Apple

Samsung do të prodhojë çipat A9 për Apple

Sipas The Korea Economic Daily thuhet se Apple dhe Samsung sot zyrtarisht kanë nënshkruar një marrëveshje të re, e cila parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes dy kompanive për serinë e çipave A për pajisjet e Apple që bazohen në sistemin operativ iOS.

Marrëveshja më konkretisht do ta mbulojë furnizimin e Apple me çipat A9 të Samsung, të cilët bazohen në bërthamën 14 nanometërshe, e cila do të fillojë prej vitit 2015.

Pohimi vjen vetëm dy javë pasi një kompani nga Tajvani, Semiconductor Manufacturing (TSMC) e ka konfirmuar se do të fillojë prodhimin e çipave të serisë A për Apple. Me sa duket, Apple ka vendosur që të punojë me të dyja kompanitë për krijimin e çipave A për pajisjet e saj mobile. / Telegrafi /