LAJMI I FUNDIT:

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Marrëdhënie e Google me Samsung duket të jetë stabile për momentin, mirëpo kjo e fundit është duke bërë plane të pavarura për sistemin operativ të telefonave të saj, pasi që po mbështetet në platformën e saj unike – Tizen.

Disa modele të telefonave të Samsung tani po bazohen në sistemin operativ të Linux, dhe të njëjtat do të debutojnë gjatë vitit. Modeli më i përfolur me Tizen është GT-i8800.

Ky model i telefonit të Samsung mbështetet në Tizen 2.1, S-Voice. Përveç GT-i8800, modeli tjetër për të cilin kanë rrjedhur disa pamje në internet është edhe GT-i8805.

Me 900 milionë telefona të cilët bazohen në Android, Samsung nuk do ta ketë të lehtë të depërtojë në treg me Tizen, edhe pse Samsung aktualisht është prodhuesi i parë në nivel global. / Telegrafi /