LAJMI I FUNDIT:

Samsung bëhet gati të debutojë me Galaxy Note III?

Samsung bëhet gati të debutojë me Galaxy Note III?

Sipas raporteve të fundit të Korea Times, fableti më i ri i Samsung do të jetë brezi i tretë i linjës tashmë të famshme Samsung Galaxy Note III, i cili thuhet se do të vijë me ekran edhe më të madh se sa versioni paraprak – madhësia e të cilit do të jetë 5.9 inç.

Modeli i ri i fabletit të Samsung, Galaxy Note III do të përfshijë karakteristika të avancuara si procesorin 8-bërthamor Exynos i cili prodhohet nga vetë Samsung, dhe ofron fuqi të jashtëzakonshme harduerike.

Përveç specifikave të saj të avancuara, Samsung Galaxy Note III do të sjell edhe inovacione të reja në ndërfaqen e pajisjes, disa prej të cilave tashmë janë prezantuar edhe në Galaxy Note 8.0, dhe njëra ndër ato është edhe lapsi elektronik i njohur si S-Pen. / Telegrafi /