LAJMI I FUNDIT:

Samsung bëhet gati për Tizen, pa ikur nga Android

Samsung bëhet gati për Tizen, pa ikur nga Android

Sistemi operativ i Samsung i cili i mbështet telefonat e mençur thuhet se do të paraqitet në treg në tremujorin e dytë të vitit me modelet e reja të telefonave të kompanisë, raporton Reuters.

Zëvendës presidenti i Samsung për strategjinë e produkteve, Yoon Han-kil, ka thënë se modeli i parë i telefonit i cili do të bazohet në Tizen do të prezantohet në fund të tremujorit të dytë të vitit, dhe se ky telefon do të hyjë në kategorinë e telefonave të avancuar, bashkë me një tjetër version i cili do të jetë më mesatar.

Mirëpo, sipas Han-kil, sistemi operativ i Google, Android mbetet biznesi kryesor për kompaninë jug-koreane, e cila prodhon dhe shet më së shumti modele të telefonave në këtë platformë.

Edhe në të kaluarën, Samsung e kishte provuar lansimin e telefonave në Tizen përmes operatorëve Orange dhe NTT Docomo, mirëpo pati dështuar për shkak të kushteve “dobëta në treg”


Ndërsa tani vlerësohet se koha është më e përshtatshme për prezantimin e modeleve në Tizen, pas debutimit me pajisjet tjera si Gear 2 dhe Gear 2 Neo. / Telegrafi /