LAJMI I FUNDIT:

Salzburgu fiton ndaj Villarrealit

Salzburgu fiton ndaj Villarrealit

Skuadra spanjolle Villarreal është mposhtur si mysafir i ekipit austriak Salzburg me rezultat prej 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Ligës së Evropës.

Austriakët kanë shënuar fitore me golat e Marc Janko (21’) dhe Somen Tchoyi (84’), për të siguruar pikë të plota pas dy xhirosh.

Përballja tjetër në këtë grup, ndërmjet Levski Sofia dhe Lazios, ka përfunduar me fitoren e lartë të italianëve prej 4-0.

Pas xhiros së dytë, në Grupin G udhëheq Salzburg me gjashtë pikë, ndërsa Lazio dhe Villarreal kanë nga tri pikë.