LAJMI I FUNDIT:

Safet Gërxhaliu zgjidhet kryetar i OEK-ut

Safet Gërxhaliu zgjidhet kryetar i OEK-ut

Me shumicë votash Safet Gërxhaliu u zgjodh kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ndërsa ka qenë i vetmi kandidat për këtë pozitë.

Kandidatit të dytë Ramiz Kelmendi për këtë pozitë nuk iu është dhënë e drejta për të kandiduar për shkak të një vepre penale që e kishte pasur me një pronë në Fushë Kosovë.

Sipas rregullave të Odës Ekonomike të Kosovës secili person që ka pasur vepër penale nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar.

Kuvendi është përcjellë me diskutime të shumta ndërmjet delegatëve. Në këtë Kuvend është miratuar raporti gjashtëmujor i punës. /Telegrafi/