LAJMI I FUNDIT:

Sacchi: Ka ardhur koha që Interi të dëshmohet në Evropë

Sacchi: Ka ardhur koha që Interi të dëshmohet në Evropë

Interi do të duhet të eliminojë Chelsean për të mbajtur gjallë ëndrrën për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi, thotë se ka ardhur koha që zikaltrit të dëshmojnë se janë fuqi në arenën evropiane.

“Të zgjedhurit e Mourinhos duken të gatshëm për t’u bërë protagonistë në Evropë, pas mungesës së suksesit për vite të tëra”.

“Progresi i lojës së tyre dhe njohurisë kolektive është i qartë- disa solo-lojtarë janë bërë një ekip i organizuar, nganjëherë harmonik”.

“Sot, Interi jo vetëm se është një forcë fizike aksioni, por ka edhe karakter dhe organizim në lojën e vet”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/