LAJMI I FUNDIT:

Sacchi: Benitez si Mourinho

Sacchi: Benitez si Mourinho

Njëri prej strategëve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, Arrigo Sacchi, ka deklaruar se trajneri i ri i Interit, Rafa Benitez është si Mourinho, por theksoi se spanjolli nuk është grindavec.

Gazzeta dello Sport ka spekuluar se së bashku me Benitezin në Appiano Gentile do të rikthehet dhe Amadeo Carboni në stafin e teknikut spanjoll. Në ndërkohë, njeriu që i pari e përdori sistemin 4-3-3, Arrigo Sacchi, e mirëpret Benitezin në stolin e Interit.

“Po, Benitez është trajner i madh. Ai është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në botë, po aq i mirë sa Jose Mourinho dhe më pak grindavec se ai”, theksoi Sacchi. /Telegrafi/