LAJMI I FUNDIT:

Sa është e rëndësishme për shëndetin t’i keni afër fitnesin dhe pishinën?

Sa është e rëndësishme për shëndetin t’i keni afër fitnesin dhe pishinën?

Sigurisht se shëndeti i mirë është gjëja më e çmuar e njeriut, andaj edhe një pjesë e madhe e njerëzve i kushtojnë vëmendje të jashtëzakonshme duke u kujdesur për mënyrën e të ushqyerit dhe aktivitetin fizik.

Por ndonëse është fakt i ditur se ushqimi i shëndetshëm është i domosdoshëm për shëndet të mirë, njëkohësisht edhe aktiviteti fizik luan rol kyç.

Dhe përderisa një pjesë e madhe e njerëzve janë të vetëdijshëm për rëndësinë e aktivitetit fizik dhe benefitet që i sjell, një pjesë e madhe e tyre nuk arrijnë t’i kryejnë aktivitetet e rekomanduara ditore si pasojë e mungesës së kohës, distancës së fitnesit, etj.

Kjo ka ndikuar që një pjesë e madhe e komplekseve banesore të sigurojnë fitnes në lagje për t’ua mundësuar banorëve qasjen më të lehtë dhe për t’ua kursyer kohën.

Njësoj po vepron Al Trade Center që po jetëson kompleksin Linda Premium Residence, me kushtet moderne në zonën “Prishtina e Re”.

Linda Premium Residence do të ofrojë sallë fitnes me pajisje të avancuara për banorët e vet – e gjithçka do të jetë e përsosur për faktin se fitnesi do të jetë brenda kompleksit.

Përveç fitnesit, Linda Premium Residence do të ofrojë edhe pishinën e brendshme brenda kompleksit.

Kjo për faktin se noti mbetet një prej sporteve më të shëndetshme, i njohur në veçanti për djegien e sasive të mëdha të kalorive brenda 1 ore aktivitet.

Duke ofruar edhe hapësira gjelbëruese për komunitetin, Linda Premium Residence prioritet ka shëndetin dhe mirëqenien e banorëve, duke siguruar çdo gjë që nevojitet për jetesë moderne.

Krahas këtyre, kompleksi ofron edhe:

– Kopsht të lagjes për fëmijë
– Vëzhgim 24/7 me kamera
– Mjek e barnatore të lagjes
– Sistemin “Smart Home”, etj.

Për t’u bërë pjesë e këtij kompleksi, kontaktoni Linda Premium Residence në:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777
info@altradecenter.com
www.altradecenter.com

Artikull i sponzorizuar