LAJMI I FUNDIT:

Rusia pritet t’i kthej Maqedonise borxhin prej 60 milion dollarë

Rusia pritet t’i kthej Maqedonise borxhin prej 60 milion dollarë

Borxhi prej 60 milion dollarë që Rusia e ka ndaj Maqedonisë, nga koha e Bashkimit Sovjetik, do të kthehet nga fundi i muajit prill të këtij viti. Ky është paralajmërimi i tretë nga ambasada ruse, pas dy paralajmërimeve të mëparshme të ministrit të Financave Zoran Stavrevski se kjo çështje është e mbyllur dhe se të hollat do të përdoren për gazifikim të shtetit.

Ambasadori rus në Maqedoni Vlladimir Sollocinski paralajmëroi se marrëveshja përfundimtare do të arrihet në takimin e radhës të ministrit rus dhe atij të Maqedonisë, që do të mbahet në Moskë.

“Ngelën vetëm një numër i vogël i çështjeve teknike dhe shpresoj se së shpejti Stavrevski dhe Kudrin do të firmosin marrëveshjen dhe me këtë do të mbyllet kjo çështje e pazgjidhur në marrëdhëniet tona ekonomike, me çka do të mund të merremi me gazifikimin”, u shpreh Vlladimir Sollocinski, ambasador i Rusisë në Maqedoni.

Projekti i gazifikimit do të realizohet me të hollat e të ashtuquajturit borxh të kliringut, por pjesën tjetër të hollave për rrumbullakimin e tërë investimit që kushton mbi 200 milion euro, do ta siguroj një firmë ruse, e cila do të udhëheq me rrjetin e gazit.


Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski thotë se gazi në Maqedoni do të filloj të livrohet pasi kompanitë do të gjejnë interesin e tyre financiar.

“Deri më 15 shkurt do të arrijnë ofertat kur kompanitë do të tregojnë se sa është afati, do t’i përgatisin ofertat dhe projektet dhe atëherë do të mund të themi se cilat kompani janë paraqitur në atë thirrje, për çfarë afati do ti kryejnë punët dhe për çfarë shume bëhet fjalë” tha Janakievski.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori