LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërkon që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave serbe

Rusia kërkon që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave serbe

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e Serbisë po zhvillohen me sukses në të gjitha fushat, janë pajtuar sot në Moskë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq dhe shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Daçiq, me këtë rast e ka falënderuar Rusinë për përkrahjen që ia jep Serbisë në organizatat ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

“Po të mos ishte Rusia, Serbia do të ishte në situatë shumë më të keqe kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë Daçiq,njofton Tanjug, transmeton Koha.net.


“Bashkimi Evropian duhet të ndikojë te Prishtina që ta zbatojë Marrëveshjen për themelimin e AKS-së në Kosovë”, ka thënë ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov.

“Për fat të keq, të drejtat e popullatës serbe në Kosovë po shkelen çdo ditë, ndërsa po sabotohet Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe që është arritur në gushtin e vjetëm me ndërmjetësim të BE-së”, citohet të ketë thënë Lavrov.

“Kjo gjë na shqetëson. Mendojmë se është e nevojshme që BE të konfirmojë reputacionin e vet të ndërmjetësit aktiv dhe të ndikojë te Prishtina në mënyrë që liderët e Prishtinës të përmbushin atë që kanë nënshkruar”, ka theksuar Lavrov.

Ai po ashtu ka thënë se çmon refuzimin e Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori