LAJMI I FUNDIT:

Rusia me dhunë po i detyron mësuesit ukrainas që të kalojnë në sistemin rus të shkollimit

Rusia me dhunë po i detyron mësuesit ukrainas që të kalojnë në sistemin rus të shkollimit

Moska u ka thënë mësuesve ukrainas në territoret e pushtuara që të nënshkruajnë një dokument brenda javësh që vërteton gatishmërinë e tyre për të ushtruar profesionin sipas kurrikulave të shkollave ruse.

Lëvizja i vë shumë prej tyre në një pozitë të vështirë. Nëse ata nuk nënshkruajnë, ata do të humbasin punën e tyre dhe do të rrezikohen nga hakmarrja nga forcat ruse. Nëse ata nënshkruajnë, ekziston rreziku i akuzave nga autoritetet ukrainase, të cilat e shohin mësimin sipas shkollave ruse si një formë bashkëpunimi me armikun.


The Guardian foli me mësues në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës juglindore, identitetet e të cilëve, për arsye sigurie, nuk mund të zbulohen. Ata thanë se rreth mesit të muajit qershor, autoritetet lokale të sapoemëruara u thanë atyre se kishin kohë deri më 21 korrik ose të nënshkruanin një dokument që vërtetonte gatishmërinë e tyre për të ndjekur kurrikulën e shkollës ruse ose të jepnin dorëheqjen, me shumë prej tyre që kërcënoheshin me dëbim nga shtëpitë e tyre.

Ministri rus i arsimit, Sergey Kravtsov, njoftoi në qershor se kur filloi viti i ri shkollor në shtator, të gjitha shkollat në territoret e pushtuara nga Rusia të Ukrainës do të punonin sipas standardeve ruse.

“Ne do të bëjmë çmos që shkollat të hapen më 1 shtator në mënyrë që ato të jenë sa më të gatshme për të funksionuar sipas standardeve ruse”, tha Kravtsov duke shtuar se “Integrimi do të bëhet. Tashmë po bëjmë disa hapa në këtë drejtim: trajnimin e mësuesve dhe furnizimin me tekste shkollore”.

Një mësues që jeton në një fshat në zonën e pushtuar të Kharkiv tha se “Për momentin, vetëm mësuesve të historisë, gjeografisë, gjuhës dhe shkollave fillore iu kërkua të nënshkruanin dokumentin.”

“Kurrikula e matematikës, fizikës, biologjisë dhe kimisë në Rusi nuk mbart propagandë, kështu që ato mbeten vetëm, të paktën tani për tani”, shtoi ai.

Tre rezultatet e mundshme të luftës në Ukrainë, sipas Kissingerit
Lexo po ashtu Tre rezultatet e mundshme të luftës në Ukrainë, sipas Kissingerit

Ndërkohë, shkollat në kryeqytetin ukrainas tani janë në pushime verore pasi mësimet u zhvilluan online kur Rusia nisi pushtimin e saj të vendit më 24 shkurt.

Kreu i departamentit të arsimit dhe shkencës në Kiev, Olena Fidanyan, u citua nga AFP të ketë thënë se detyra më e rëndësishme për vitin e ri shkollor “është siguria e studentëve dhe mësuesve”.

Territoret ngjitur me shkollat do të kontrollohen për eksplozivë dhe strehimoret e bombave në shkolla do të mbushen me ujë, ilaçe dhe nevoja të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori