LAJMI I FUNDIT:

Rush: Torres sulmuesi më i mirë në botë

Rush: Torres sulmuesi më i mirë në botë

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është sulmuesi më i mirë në botë thotë ikona e dikurshme e Të Kuqve, Ian Rush.

“Ai ka qenë i shkëlqyer. Ai është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës këtë sezon, ndërsa golat që shënoi kundër Hullit ishin të bukur- me të dyja këmbët të djathtën dhe të majtën”.

“Me më shumë përvojë, mendoj se ai do të bëhet më i mirë. Ai është vetëm 25-vjeçar dhe ai është një plus i madh për Liverpoolin, duke qenë se bashkë me Steven Gerrard po luajnë shumë mirë”.

“Pa asnjë dyshim, ai është sulmuesi më i mirë në botë tani për tani. Lionel Messi është lojtar i shkëlqyer, Cristiano Ronaldo është lojtar i shkëlqyer, mirëpo ata janë të ndryshëm nga Torres”, ka thënë Rush për AP Sport.