LAJMI I FUNDIT:

“Rusët besojnë se nuk po bëjnë gjënë e duhur”: Ushtari rus që braktisi luftën në Ukrainë

“Rusët besojnë se nuk po bëjnë gjënë e duhur”: Ushtari rus që braktisi luftën në Ukrainë

Një ushtar rus që ka dezertuar pasi kritikoi pushtimin e Ukrainës ka shkruar një mesazh të gjatë në rrjetet sociale.

Pavel Filatyev duket të jetë ushtari i parë rus që ka dokumentuar luftën në Ukrainë me kaq hollësi, duke ofruar një përshkrim të përditshëm se si njësia parashutiste u dërgua në Ukrainë nga Krimea.


Duke folur me një gazetar të theguardian në Moskë pak para se të ikte, ai tha se “Unë nuk shoh drejtësi në këtë luftë. Nuk shoh të vërtetën këtu”.

Ai vazhdoi se “Unë nuk kam frikë të shkoj në luftë, por duhet të ndjej drejtësinë, të kuptoj se ajo që po bëj është e drejtë. Dhe unë besoj se e gjithë kjo po dështon jo vetëm sepse qeveria ka vjedhur gjithçka, por sepse ne, rusët, nuk mendojmë se ajo që po bëjmë është e drejtë.”

Me njësinë e tij, Filatyev hyri në Kherson dhe pushtoi portin detar përpara se të atakohej me artilerinë e rëndë ukrainase për më shumë se një muaj pranë Mykolaiv.

Këshilltari i Zelenskyt: Duhet të shkatërrohet ura e Krimesë
Lexo po ashtu Këshilltari i Zelenskyt: Duhet të shkatërrohet ura e Krimesë

Ai u evakuua përfundimisht kur u plagos dhe zhvilloi një infeksion të rëndë të syrit që gati e verboi.

Filatyev u largua nga vendi përmes një rruge të pazbuluar diku pas mbrëmjes së shtunës, kur u nis për të gjetur një bujtinë për të kaluar natën. Dy ditë më vonë, Filatyev kishte arritur të arratisej nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori