LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e një pjese të Majorkës përmbyten nga një mini-cunami (Video)

Rrugët e një pjese të Majorkës përmbyten nga një mini-cunami (Video)

Një mini-cunam ka goditur brigjet e plazhit të shumë frekuentuar të Spanjës, në Majorka.

Dallga 1,5 metra e lartë ka shkaktuar panik për pak momente tek pushuesit të cilët kanë nxituar që të largohen nga bregu.


Por gjithashtu ka dhuruar edhe një pamje që rrallë herë mund të shihet, duke i bërë pushuesit që ndodheshin në atë moment në breg të ndihen “paksa me fat”.

Dhe arsyeja për një gjë të tillë është sepse dallga ishte e vogël, por edhe për emocionin që vështirë se do ta përjetojnë herë tjetër.

Pavarësisht disa dëmeve të vogla materiale, nuk janë raportuar njerëz të lënduar. /tch/