LAJMI I FUNDIT:

Rrugë ligjore për Postën?

Rrugë ligjore për Postën?

Sindikata e Postë-Telekomit të Kosovës ka përfunduar takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndërsa e vetmja pikë pajtimi ndërmjet palëve ka qenë ndjekja e rrugës ligjore, nëse ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve me miratimin e buxhetit, në të cilën neni 4 ka të bëjë me privatizimin e PTK-së.

Milazim Alshiqi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së citoi Krasniqin të ketë thënë se buxheti tashmë është miratuar dhe nuk mund të kthehet, ndërsa e vetmja rrugë është ajo ligjore.

Alshiqi tha se Sindikata do t’i ndjekë të gjitha mundësitë për të realizuar kërkesat e veta. /Telegrafi/