LAJMI I FUNDIT:

Rrogat me rritje jepen nga e hëna

Rrogat me rritje jepen nga e hëna

Duke filluar nga e hëna, më 4 prill, do të fillojë ekzekutimi i të gjitha llojeve të pagesave nga Buxheti i Kosovës. Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të bëhet edhe pagesa e rrogave nga sektori publik.

Ekzekutimi i rrogave nga Ministria e Financave do të varet nga Ministria e Administratës Publike, e cila duhet të kompletojë listën e rrogave deri të hënën.

Ligji I buxhetit ka hyrë në fuqi më 1 prill, ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se pas miratimit të Ligjit të buxhetit dhe miratimit të tij nga presidenti i Kosovës, duke filluar nga dita e hënë, do të fillojnë të gjitha llojet e pagesave nga buxheti, duke përfshirë edhe rrogat e punëtorëve të sektorit publik.

Koha Ditore shkruan se zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike kanë punuar edhe gjatë vikendit për t’i përgatitur listat e punonjësve të sektorit publik që do t’i marrin rrogat me rritje, dhe atë mundësisht prej të hënës.


Ndërkohë neni 4 i Ligjit të buxhetit, që përfshin shitjen e PTK-së, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, por subjektet politike kanë kohë vetëm tetë ditë që ta iniciojnë çështjen e PTK-së në këtë gjykatë. /Telegrafi/