Përkundër faktit që disa shkolla në Kosovë kanë filluar mësimin duke mos përfillur grevën e shpallur nga SBASHK-u, institucionet parashkollore-çerdhet publike në Kosovë vazhdojnë të jenë në grevë.
Në shenjë pakënaqësie për moshapjen e çerdheve, me pankartat “Rrnofshin gjyshërit” dhe “Hapni çerdhet” të enjten protestuan prindërit, fëmijët e të cilëve do të dyhej të shkojnë në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Prishtinë.
Marshi i tyre filloi nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar drejt zyrave të SBASHK-ut.
Arbona Selmani, tha për Telegrafin se është e detyruar që çdo ditë ta dërgojë djalin e saj në oborrin e çerdhes, që ai të mos e shkëpusë lidhjen me kopshtin.
“Sot këtu kemi dalë për të bërë apel që të hapen çerdhet. Unë që punoj, për mua është shumë e vështirë, sepse për momentin fëmijët i kam në një kopsht privat. Po më duhet të bëj zgjidhje gjatë kësaj kohe. Fëmijët e kanë vendin në çerdhe publike, sepse aty janë të regjistruar. Fëmijët më pyesin çdo ditë se kur do ta fillojnë çerdhen dhe po ashtu nuk po pajtohen me ndërrimin që ua kemi bërë duke i dërguar në çerdhe private”, tha ajo.

Në anën tjetër Vlora Nikçi, u shpreh se ndjehet shumë keq kur në oborrin e çerdhes e dërgon fëmijën dhe nuk dalin së paku mësueset ta përshëndesin atë.
“Arsyeja e marshit tonë është që të hapen çerdhet fillimisht, derisa fëmijët tanë mos ta humbin dëshirën themelore për të shkuar në çerdhe dhe për edukim gjithashtu. Unë djalin tim jam e detyruar që çdo ditë ta dërgoi në oborrin e çerdhes dhe është e dhimbshme që as mësueset nuk dalin t’i përshëndesin fëmijët. Kjo tanimë është më e tepërt se një grevë ”, u shpreh ajo.

Vlora tregoi se ka filluar djalin e saj ta mësojë vetë në shtëpi, duke thënë se është fatale për fëmijët kjo gjendje.
“E tëra kjo për ne, si prindër, por edhe për fëmijët tanë, është shumë e kushtueshme. Ne e kemi dëgjuar mesazhin e SBASHK-ut. Mirëpo me i mbyll totalisht çerdhet dhe shkollat dhe të bëhet një kaos i tillë dhe fëmijëve t’iu humb energjia, është fatale. Ne po ushtrojmë mëngjes dhe mbrëmje me djalin, ai po më thotë mami a je ti edhe mësuese a?”, tha ajo.

Pasi shumica e prindërve punojnë të vetmen zgjidhje për fëmijët i kanë gjyshërit e tyre, që ata të kujdesen për ta, kështu tha edhe Nikçi.
“Një mike e imja këtu në protestë e kishte një pankartë ‘Rrnofshin gjyshërit’, kjo është arsyeja që ne si nëna po ia dalim, falë gjyshërve”, theksoi ai.
Një tjetër prind, Emira Bejqi – Zymeri, tha se fëmijët e kanë përjetuar keq emocionalisht mos shkuarjen në kopsht.
“Qëllimi i protestës së sotme është që të vetëdijesohen Qeveria dhe SBASHK-u që me e ndaluar komplet funksionimin e kopshteve dhe të arsimit në përgjithësi nuk është zgjidhje. Është shumë e vështirë, sepse duhet të gjendet një zgjedhje që fëmijët patjetër duhet t’i dërgojmë dikund. Na u kanë shterr mundësitë, sepse kopshtet private janë shumë të shtrenjta. Fëmijët emocionalisht e kanë pasur shumë vështirë”, tha ajo.

Edhe pse djali i saj është duke qëndruar tek gjyshërit, ajo thotë se e ndjen mungesën e shokëve dhe shoqeve në kopsht.
“Djali edhe pse kalon shumë mirë tek gjyshërit, prapë i mungon ajo ndjenja e bashkësisë të fëmijëve dhe të lojës e po ashtu edhe të angazhimeve që i ka pasur deri më tani në kopsht”, përfundoi ajo.
Kujtojmë se që nga 25 gushti, institucionet e arsimit publik në Kosovë me vendim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), janë në grevë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës