Dje gjatë ditës në internet janë publikuar disa detaje të reja për modelin e ri të telefonit të Nokia’së, përkatësisht modelin e njohur si Nokia X apo Nokia Normandy.
Më saktë, ka qenë llogaria e famshme e Twitter, @evleaks ajo që i ka publikuar specifikat e mundshme të Nokia X, dhe e cila i ka listuar pritjet që përdoruesit duhet ti kenë për modelin e shumë përfolur të telefonit të Nokia-së.
Sipas burimeve të @evleaks, Nokia X do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4-inç në WVGA, procesorin dual-core me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme dhe opsionin me dy SIM kartela.
Për më shumë, bateria e këtij telefoni të ri pritet të jetë me 1,500 mAh, e cila do të mundësojë shumë orë pune në telefon.
E veçanta e këtij telefoni do të jetë se i njëjti do të mundësojë instalimin e aplikacioneve nga palët e treta, besohet se edhe ato të Google Play Store, si dhe aplikacionet tjera nga Nokia Store.
Pritet që Nokia X të prezantohet zyrtarisht në panairin e madh të teknologjisë, Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, i cili mbahet në fund të këtij muaji. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar