LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e ZTE Nubia Z9 dhe Z9 Max

Rrjedhin pamjet e ZTE Nubia Z9 dhe Z9 Max

ZTE pritet që muajin e ardhshëm t’i prezantojë modelet e reja të telefonave, përkatësisht modelet si ZTE Nubia Z9 dhe Z9 Max.

Pamjet e publikuara online që besohet se shfaqin modelet e reja të telefonave – ZTE Nubia Z9 dhe Z9 Max, lënë të kuptojnë se këto dy modele do të ofrojnë karakteristika të ngjashme, por me madhësi të ndryshme të ekraneve.

Më herët është thënë se ZTE Nubiz Z9 do ta ketë ekranin me diagonalen prej 5.2” në Full HD me 1902 x 1080 piksel.

Pajisja pritet të ofrojë edhe procesorin e Qualcomm 64-bit, 8 core Snapdragon 810 me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.


Nubia Z9 do të vijë me Android Lollipop dhe do të shfaqet me kamera të avancuara në të dyja anët. Kamera e përparme thuhet se do të jetë me 8MP dhe kamera e pasme me 16MP.

Ende nuk ka detaje për madhësinë e ekranit të Z9 Max edhe pse thuhet se ekrani i këtij modeli mund të jetë rreth 5,5 ose 5,7 inç. (Telegrafi)