LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e ZTE Grand X Quad (FOTO)

Rrjedhin pamjet e ZTE Grand X Quad (FOTO)

Së fundmi, mediat online kanë zbuluar modelin e ri të pajisjes mobile të prodhuesit të famshëm kinez, ZTE Quantum, i cili është dedikuar për operatorin mobil amerikan, Sprint, ndërsa kjo nuk mbetet pajisja e vetme e cila është prezantuar para kohës për publikun.

Kjo, pasi që tani evleaks ka zbuluar fotografitë zyrtare të telefonit të ri të ZTE, modelin ZTE Grand X Quad (V987), i cili do të jetë i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 5 inç në 720p, procesorin 1.2GHz quad-core CPU, kamerën e pasme me 8-megapiksel dy sim-karteladhe bateri prej 2,500mAh.

Sipas përshkrimeve të deritashme, duket se ky do të jetë një model i mirë i telefonit mesatar në sistemin operativ Android. / Telegrafi /