LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e para të ZTE Grand S EXT

Rrjedhin pamjet e para të ZTE Grand S EXT

Në internet tashmë janë shfaqur disa pamje të modelit të ri të telefonit të mençur në Android, përkatësisht modelit të ZTE-së, Grand S EXT, i cili për nga pamjet e para duket se do të jetë një telefon atraktiv.

Nëse pamjet e ZTE Grand S EXT janë të vërteta, atëherë besohet se telefoni do të vijë me një ekran të rrafshët, mirëpo me dizajn të pasëm i cili është i lakuar.

ZTE Grand S EXT thuhet se do të jetë modeli i parë i telefonit, i cili do të bazohet në teknologjinë NMT (Nano Molding Technology), që do të thotë se trupi i telefonit është bërë nga plastika dhe metali, dhe të dy materialet janë shkrirë në një të vetëm.

Edhe pse ende nuk janë bërë të ditura specifikat harduerike të ZTE Grand S EXT, ajo që dihet tani është se telefoni do të vijë me mbushësin pa tela dhe mbështjellësin e mençur. / Telegrafi /