LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e para të Nexus 5

Rrjedhin pamjet e para të Nexus 5

Disa dokumente të Komisionit Federal për Komunikim në SHBA janë vërejtur nga Phone Snoop, faqe e cila thotë se ka të dhëna se gjenerata e pestë e telefonit të Google dhe LG, Nexus 5 është në përgatitje e sipër, pasi që ky model i telefonit tashmë ka marrë miratimin e FCC-së.

Në modelin e ri të telefonit të linjës Nexus, thuhet se nuk do të jetë mbështjellësi i qelqtë sikurse në versionin paraprak, Nexus 4, ndërsa madhësia e ekranit të Nexus 5 thuhet se do të jetë më i madh, përkatësisht me diagonalen prej 5 inç.

Karakteristikë tjetër e Nexus 5 thuhet se do të jetë Snapdragon 800, i cili gjithsesi se do ta rrisë shpejtësinë dhe performancën e telefonit të shumë-kërkuar Android.

Risi tjetër në Nexus 5 besohet se do të jetë edhe mbushësi pa tela, Qi dhe mbështetja për brezin e shtatë të LTE, Bluetooth 4.0, NFC dhe brezin dual-band 802.11 b/g/n/ac. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori