LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Huawei Ascend W2

Rrjedhin pamjet e Huawei Ascend W2

Deri më tani, në internet janë shfaqur disa pamje të modelit të ri të telefonit në Windows Phone 8, nga prodhuesi kinez Huawei, përkatësisht modeli Huawei Ascend W2, dhe tani sipas fotografive të fundit të publikuara nga @evleaks shihet se ky model do të vijë në dy ngjyra – të kuqe dhe të verdhë.

Huawei Ascend W2 thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në HD IPS, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, si dhe procesorin 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4, 1GB of RAM, dhe baterinë me 2,000 mAh.

Karakteristikat tjera të Huawei Ascend W2 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel në full HD video në 1080p, plus WiFi, Bluetooth dhe GPS. / Telegrafi /