LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet për LG L65

Rrjedhin detajet për LG L65

Llogaria e famshme e Twitter për rrjedhjen e informacioneve dhe fotografive të pajisjeve të reja mobile nga prodhues të ndryshëm, @evleaks ka publikuar pamjet e modelit të ri të telefonit të LG në sistemin operativ Android.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin e bardhë të telefonit, të quajtur LG L65, dhe këtë model të telefonit besohet se kompania ka menduar t’ia kushtojë tregjeve në zhvillim.

Karakteristikat e LG L65 përfshijnë procesorin me 1.2 GHz X2, ekranin në diagonale prej 4.3-inç dhe kamerën e pasme me 5MP.
Specifikat e tjera të këtij modeli përfshijnë edhe Android KitKat, mbështetjen për dual-SIM dhe mbështjellësin i cili mund të hiqet nga telefoni. / Telegrafi /