Rastet e reja me coronavirus po rriten në të gjithë Evropën, me numra rekord të rasteve ditore në disa vende në ditët e fundit, duke i detyruar të rivendosin kufizime.
Bashkimi Evropian dhe Britania po regjistrojnë një mesatare prej afro 48,000 rastesh në ditë, derisa rastet e reja kanë shënuar rritje shumë më lart se në kulmin e pandemisë në Evropë në prill, ku shumë vende u futën në izolim.
Franca më 3 tetor theu rekordin e saj për infeksione të reja ditore të coronavirusit, me 16,972 raste të regjistruara në 24 orë, duke i çuar rastet totale të konfirmuara në 606,625.
Vendosja e maskës është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura në shumë qytete franceze, ndërsa në qytetin port e Marsejës, baret dhe restorantet janë plotësisht të mbyllura.
Edhe në Paris, ekziston mundësia që do të vendosen kufizime për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19.
Britania regjistroi 12,872 infeksione të reja me coronavirus më 3 tetor, numri më i lartë ditor që nga fillimi i shpërthimit të virusit, megjithëse shifrat përfshijnë një numër të rasteve të paraportuara më parë.
Qeveria ka vendosur kufizime në tubimet shoqërore dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa të bllokimit.
Edhe Spanja po përballet me një valë të re të rritjes së rasteve të reja, gjë që ka detyruar autoritetet të rivendosin kufizime.
Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milion njerëz – përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.
Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100,000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Madrid dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijt për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.
Ndërkaq, autoritetet në Republikën Çeke raportuan 2,556 raste të reja të coronavirusit më 3 Tetor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 80,605.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të kufizojë tubimet në 20 persona jashtë dhe 10 persona brenda, do të ndalojë audiencën në ngjarjet sportive, të mbyllë shkollat e mesme si dhe do të kërkojë nga vullnetarët e shkollës së mjekësisë që të ndihmojnë në spitale.
Nuk është vetëm në Evropë ku po vijnë kufizime të reja. Irani më 3 tetor ka rivendosur masat për të përmbajtur virusin në provincën Teheran, njoftoi televizioni shtetëror, duke mbyllur hapësirat publike dhe duke anuluar ngjarjet për të paktën një javë pas një rritjeje të vazhdueshme të rasteve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen që e shkakton coronavirusi, COVID-19, më 11 mars.
Në të gjithë botën janë rreth 240 vaksina potenciale në zhvillim e sipër. Prej tyre, 40 janë në prova klinike dhe nëntë në fazën përfundimtare të testimit në mijëra njerëz.
Zhvillimi i vaksinave normalisht zgjat me vite, por për shkak të urgjencës globale, shkencëtarët thuhet se po punojnë me shpejtësi marramendëse. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk