Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka diskutuar për Projektligjin për Buxhetin e vitit 2011 dhe ka rekomanduar që ai të miratohet në parim nga Kuvendi.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, prezantoi projektligjin para anëtarëve të komisionit dhe bëri një përmbledhje të përgjithshme të të gjitha segmenteve të buxhetit për këtë vit, ndërsa vëmendje të veçantë i kushtoi marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ai tha se në raport me marrëveshjen e tetorit me FMN-në, sa i përket pjesës së të hyrave buxhetore, ka një ngritje prej 109 milionë euro, të hyra këto, që, sipas tij, janë diskutuar në detaje dhe harmonizuar me FMN-në. “Një pjesë e të hyrave ka të bëjë me ngritjen e të hyrave në Dogana dhe Administratë Tatimore, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me deklarimin e dividentës prej 45 milionë euro nga kompanitë publike, PTK-ja dhe Aeroporti”, theksoi ministri Hamza.
Ai shtoi se ka përafrim të qëndrimeve me FMN-në rreth çështjes së pagave, ndërsa harmonizim në çështjet e tjera. Hamza shfaqi besimin për një përfundim pozitiv edhe rreth çështjes së pagave. Ministri i Financave foli për rritjen e investimeve dhe të të hyrave, të cilat i arsyetoi me një varg zhvillimesh pozitive.
Ai tha se rritja ekonomike mesatare vjetore për periudhën 2011-2013, parashikohet të jetë 5.1 për qind, ndërsa 5.3 për qind për vitin 2011. Projektbuxheti iu nënshtrua një debati të gjerë në komision, anëtarët e të cilit ngritën çështje të ndryshme dhe shtruan pyetje në adresë të ministrit të Financave.
Shqetësimet e tyre kishin të bënin kryesisht me marrëveshjen me FMN-në, qëndrueshmërinë e të hyrave dhe qëndrueshmërinë e buxhetit në tërësi, burimet e financimit të autostradës Morinë-Merdar, rreth të cilave dha sqarime ministri Hamza.
Pas shterjes së debatit, komisioni i rekomandoi Kuvendit që në shqyrtimin e parë ta miratojë në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011.
Në mbledhje u diskutua edhe rreth dëgjimeve buxhetore, në të cilat do të shqyrtohen kërkesat e agjensioneve buxhetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet