LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike e Kinës për 2010 ishte 10.3 për qind

Rritja ekonomike e Kinës për 2010 ishte 10.3 për qind

Të dhënat zyrtare nga qeveria kineze, flasin për një rritje ekonomike prej 10.3 për qind në vitin 2010.

Rritja është më e mirë se ajo e vitit 2009, vit ku u regjistrua rritja 9.6 për qind. Viti 2010 ishte edhe vitit kur Kina do të zinte vendin e dytë në renditjen e ekonomive më të fuqishme të globit, fill pas SHBA-së e duke lënë pas Japoninë.

Publikimi i të dhënave ka ardhur teksa presidenti kinez po zhvillon një vizitë zyrtare 4 ditore në SHBA, ku nënshkroi edhe disa marrëveshje ekonomike prej 45 miliard dollarësh në total me SHBA-në. /Telegrafi/