LAJMI I FUNDIT:

Rritet mbledhja e taksave

Rritet mbledhja e taksave

Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF) në shkuarje Ahmet Shala gjatë një konference të premten ka komentuar të gjeturat e Raporti të Progresit për ekonomi.

Kreu i MEF-it Ahmet Shla tha se në raport ceket se Qeveria ka ngritur kapacitetin e saj për të zbatuar agjendën Evropiane të Kosovës si dhe reformat e nevojshme të politikave.

Ai ka treguar se investimet qeveritare janë rritur 30 për qind, është rritur edhe mbulimi i importit me eksport nga 7.8 deri 12.1 për qind. “Gjatë shtatë muajve të parë janë mbledh nga dogana 11 për qind më shumë se vitin e kaluar, të ardhurat e taksave ishin 13 për qind më të larta se vitin e kaluar”, tha Shala.

Ministri në shkuarje i MEF-it, ka folur edhe për pagën mesatare neto e cila është rritur për 16.4 për qind në tremujorin e parë në sektorin publik. Ai theksoi se ka pasur progres në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike. /Telegrafi/